Leter ngushëllimi familjes se Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri

19 Qershor 2022
SHARE

E nderuar familje e Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri,

Lajmi për vdekjen e hershme të Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri është një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Fakultetit të Mjekësisë dhe Katedrën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim të Fakultetit të Mjekësisë , në veçanti.

Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri ishte Fiziatër dhe profesoreshë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Degën e Mjekësisë së përgjithshme dhe Fizioterapisë në Fakultetitn e Mjekësisë.

Te gjithe ne, kolegët dhe studentët e saj, e kujtojme si një shembull i shkëlqyer, i një mjeke-fiziatër, profesoreshe të dashur dhe mbi të gjithash i një personi shumë të mirë, e butë dhe e afërt. Ajo dha një kontribut të çmuar në fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetësinë Kosovare.

Ne, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Mjekësisë ju shprehim ngushëllime të sinqerta, juve familjes së Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqirit.

Nuk keni humbur vetëm ju bashkëshorten, nënën dhe familjaren tuaj, por edhe i gjithë Fakulteti i Mjekësisë, një profesoreshë të çmuar.

E nderuar Prof. Sebahat u prehsh në paqë!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqirin!

 

Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu

Dekane