Fakulteti i Mjekësisë-UP,fitues i projektit në kuadër të thirrjes së BE-së për ngritje të kapaciteteve shkencore në Kosovë – EuropeAid

09 Nëntor 2022
SHARE

Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës  është përfitues i projektit shkencor me titull: "Strengthening Kosovo’s Research In Environmental And Medical Research" (“Fuqizimi i kërkimit shkencor të Kosovës në kërkim mjedisor dhe mjekësor”), në kuadër të thirrjes nga Bashkimi Evropian “Ngritja e Kapaciteteve Shkencore në Kosovë” – Europe Aid. 

Ky projekt, është përgatitur nga Prof.Asoc. Armond Daci, njëherit edhe koordinator gjatë implementimit të projektit, me mbështetjen e Menaxhmentit dhe Stafit Akademik të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, si dhe partnerëve nga Universitetet prestigjioze ndërkombëtare si pjesë kryesore e projektit, siç janë: 

1. Universiteti King’s College London, Londër (lider i projektit); Dr.Driton Vllasaliu

2. Universiteti i Milanos, Itali – bashkaplikant, 

Prof.Dr.Giuseppe Danilo Norata, Prof.Asoc.Giangiacomo Beretta

3. Universiteti i Parmës, Itali – bashkaplikant.

Prof.Asoc.Michele Miragoli

Synimi kryesor i projektit është fuqizimi i aftësive kërkimore dhe inovacionit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" në "Toksikologjinë Mjedisore kryesisht të ndërlidhur me Nanotoksikologjinë, impaktin e ndotësve/nanopartikulat në shëndetin human dhe Nanomjekësinë, respektivisht integrimin e Farmakologjisë me Nanoteknologji, për përmirësime të avancuara terapeutike”.

Ky projekt shënon njërin ndër investimet më të mëdha nga Bashkimi Evropian për Universitetin e Prishtinës dhe ka vlerën prej 1 milion euro.