Vizita e Fulbright Specialistit Prof Shane Desselle

19 Korrik 2019
SHARE

Momente nga vizita dhe aktivitetet e Prof Shane Desselle ne Fakultetin e Mjekësisë dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në ligjeratat mbi publikimet në revistat me impakt të lartë për të mbështur vlerësimin e produktivitetit të punës kërkimore morën pjesë mbi 100 studentë të doktoratit, staf akademik dhe menaxherial ndërsa në uorkshopet mbi vlerësimet morën pjesë mbi 40 staf menaxherial. Prof Shane Desselle, nga Touro University California, SHBA, është duke vizituar Fakultetin e Mjekësisë si Fulbright Specialist, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Kjo është pjesë e projektit të incicuar nga Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim me Rektoratin e UP-së me qëllim të pilotimit të zyres së parë për vlerësime, që për synim ka përmirësimin e procesit dhe integrititetit të vlerësimeve akademike. Zyrat e vlerësimeve pastaj, duke u bazuar edhe në përvojat e Fakultetit të Mjekësisë do të themelohen edhe në njësitë tjera akademike të UP-së. Faleminderit Prof Shane Desselle dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë!