Fatmir Zejnullahu

Fatmir Zejnullahu

Anëtar i trupit Këshillëdhënës të Fakultetit të Mjekësisë

Nr.kontaktues:

+38344

Email: .

Dr. Fatmir Zejnullahu

Dr. Fatmir Zejnullahu, i lindur me datë 26.06.1961 në Ramjan të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Pozhoran, kurse të mesmën në Ferizaj / Drejtimi Biologji -Kimi. Fakultetin e Mjekësisë e rexhistroi në Beograd ku mbaroi 5 semestra dhe të njëjtin e vazhdoi në Prishtinë, ku edhe diplomoi.

Në fillim punoi në ambulant të përgjithshme dhe pastaj prej 15.05.1996 punoi në ambulantën humanitare “Nëna Terez” në Viti, deri më 27 mars 1999.

Pas luftës filloi punë në Qendrën Rehabilituese “Banja e Kllokotit”, ku me datë 15.10.2001, i ndahet specializimi nga lëmia e Fiziatrisë ku dhe me sukses e mbaron. Prej vitit 2005 është shef i shërbimit mjekësor pranë Spitalit Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK.