Prof.Dr Naser Ramadani

Prof.Dr Naser Ramadani

Prodekan për Shëndetësi

Nr.kontaktues:

+381(0)38 512 221

Prof. Dr. Naser Ramadani është Profesor i rregullt i Epidemiologjisë dhe Etikës Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Epidemiolog në Departamentin e Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983, ndërsa specializimin nga Epidemiologjia e ka përfunduar në vitin 1988. Ka marrë titullin Magjistër i Shkencave Mjekësore në Shëndetësi Publike dhe Epidemiologji, nga Universiteti i Zagrebit, në vitin 1989, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës në vitin 1993. Ka mbaruar programin e studimeve pasdiplomike në Menaxhimin e Institucioneve Shëndetësore,  si dhe specializimin nga Ekologjia Humane, në Universitetin e Gjenevës, më 1999.  

Profesor Naser Ramadani ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e epidemiologjisë e të  shëndetësisë publike, si dhe në mësimdhënien universitare në Kosovë.

Përvoja e tij e pasur përfshin një angazhim të pandërprerë në shëndetësinë publike dhe mësimdhënien universitare, duke përfshirë një karrierë të gjatë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku ai ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv nga viti 2006 deri në gusht 2024.

Veprimtarinë e tij profesionale e ka filluar si Mjek i Përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ndërsa më pas ka shërbyer si Shef i Repartit të Imunizimit në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës, Kryeshef në Departamentin e Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Kryetar i Bordit Drejtues të SHSKUK, Anëtar i Bordit Qendror për Shkollim Specialistik, Kryeinspektor Sanitar dhe Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, QPK dhe Anëtar i Kuvendit të OMK.

Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në projekte të shumta hulumtuese shkencore, si dhe ka kontribuar në konferenca dhe kongrese shkencore e profesionale, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Ai ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara dhe është autor i katër librave dhe monografive në fushën e Epidemiologjisë dhe Etikës Mjekësore.

Prof. Dr. Naser Ramadani, aktualisht është Prodekan për Shëndetësi  në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.