Prof .Miranda E. Stavileci-Veliu u lind në vitin 1975 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 2001 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë. Në vitin 2006, në Prishtinë kreu specializimin nga lëmia e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, me ç’rast u punësua në QKSUK ku punon edhe sot.
Në thirrjen e asistentit të ri u emërua në po të njëjtin vit, për t’u avancuar në titullin asistent, në vitin 2010.
Në vitin 2009 në Universitetin e Prishtinës mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Mikrodepërtueshmëria e pështymës te mbushjet e kanalit me Mineral Treoksid Agregat”, ndërsa, në vitin 2014, poashtu në Universitetin e Prishtinës mbrojti temën e doktoraturës me titull “Analiza tredimensionale e morfologjisë së dhëmbit me mikrotomografi të kompjuterizuar para dhe pas përpunimit të kanalit të rrënjës”.
Në thirrjen e profesor asistentit, u emërua në tetor të vitit 2018, ndërsa në thirrjen e profesorit të asocuar u emërua në vitin 2022.
Ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca stomatologjike kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat ka prezentuar punime shkencore dhe profesionale. Poashtu, është autore dhe koautore e shumë publikimeve në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare.