Programi Mjekësi paraklinike

Programi i studimeve të doktoratës në mjekësi paraklinike ka orientim ndërdisiplinor dhe me zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë të ekspertëve përkatës si bazë e plotësimit për zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë dhe biomjekësisë, në të gjitha nivelet hulumtuese -molekular, qelizor, organik dhe popullatës.

Ky program studimi fillimisht është zhvilluar dhe miratuar nga një konsorcium i përzgjedhur me kujdes i përbërë nga palët relevante të interesit nga Austria, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa ka fituar riakreditimin nga AKA për periudhën 2019-2022.

Fusha studimore në kuadër të programit të doktoratës funksionon në përputhje me prioritetin e dhënë për zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë e poashtu është në përputhje me prioritetet e MASHT-it dhe strategjisë kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit. Programi ka një dizajn me fokus të qartë në njohjen ndërkombëtare të ECTS dhe titullit të fituar. Prandaj, rezultatet e synuara të nxënit janë në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë në Mjekësi.