Programi Infermieri

 


 

 

 

 

Programi i infermierisë ka për qëllim edukimin dhe rritjen e aftësive të studentëve në fushën e infermierisë në përputhje me kompetencat profesionale dhe drejt standardeve ndërkombëtare të të diplomuarve në edukimin shëndetësor të infermierisë. Infermierë të diplomuar në profesionin e shëndetit infermier, janë punonjës përgjegjës për ofrimin e ndihmës së përgjithshme të infermierisë në përgjigje të problemeve shëndetësore të individit dhe komunitetit, dhe në të njëjtën kohë janë në gjendje të ofrojnë kujdes infermieror parandalues, edukues, shërues, dhe rehabilitues.

Misioni i Programit të Infermierisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”është të implementoj një kurrikulum të kualitetit të lartë Europian me mësimdhënës të kualifikuar dhe metodologji bashkëkohore që mundësojnë arritjen e standardeve evropiane për edukimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetit infermieror duke e lidhur mësimin me hulumtimin përmes rezultateve matshme dhe njohurive, shkathësive dhe kompetencave cilësore. Përmes këtij programi të studimit, ne synojmë të ofrojmë formimin dhe avancimin e aftësive të studentëve për të fituar njohuri dhe përdorimin e këtyre njourive në interesin më të mirë të individit dhe shoqërisë. Ky program i studimit pasqyron vizionin e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për të siguruar një mjedis mësimi për studentët, ku ata sfidohen të demonstrojnë përsosmëri profesionale, respektimin e kodeve profesionale të etikës, inovacionit në kërkime dhe të përqëndrohen në promovimin e profesionit jashtë Kosovës.

Në përputhje me misionin dhe vizionin, është miratuar një qasje e kombinimit të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies, e cila u mundëson studentëve të identifikojnë dhe përdorin përvojën, aftësitë dhe njohuritë e tyre, për të përfituar më së miri brenda procesit mësimor.

Divizioni i Infermierise _ Organogrami i brendshem final

Betimi i Florence Nightingale