Misioni dhe Vizioni

Misioni i  Programit të Mjekësisë së Përgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës është të përmbushë standardet dhe kompetencat europiane te mjekut përmes kurrikulës cilësore, me mësimdhënës të kualifikuar, metodologji të  avansuar të mësimdhënies,  rezultate të  matshme të njohurive, shkathtësive analitike, vlerësuese, kreative mbi kompetencat që plotësojnë nevojat e  shoqërisë në një sistem shëndetësor gjithnjë e më kompleks duke respektuar kodet profesionale të etikës, inovacionit në kërkime dhe të promovimit të profesionit jashtë Kosovës.
Misioni i programit të Mjekësisë së përgjithshme është që nëpërmes të fuqizimit të zhvillimit akademik, fuqizimit të kompetencave profesionale, hulumtimeve shkencore, mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, në vazhdimësi të avancohet shëndeti dhe mirëqenia e popullatës si dhe të arrihet niveli ndërkombëtar dhe konkurrenca në treg.

Objektivat kryesore të organizimit të programit të Mjekësisë së përgjithshme janë:
•    Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies me aplikimin e metodave interaktive me studentin në qendër;
•    Arritja e shkathtësive dhe performancës klinike e laboratorike për një punë të pavarur;
•    Zhvillimi i kapaciteteve hulumtuese  dhe punës kërkimore;
•    Përgaditja e studentëve për shkëmbime ndërkombëtare me institucionet e arsimit të lartë në  Evropë dhe më gjerë;
•    Sigurimi i infrastrukturës bashkëkohore për arsimim sa më cilësor;
•    Sigurimi i literaturës adekuate dhe bashkëkohore.
Sipas kompetencave profesionale europiane dhe standardeve ndërkombëtare është harmonizuar programi i Mjekësisë së Përgjithshme, me qëllim të edukimit të studentëve në fushën e shkencave mjekësore.

Rezultatet e pritura të mësimit
•    Aftësimi me shkathtësi klinike e kompetenca profesionale;
•    Fuqizimi i të menduarit kritik dhe të mësuarit gjatë gjithe jetës;
•    Aftësimi në diagnostikim dhe diagnozë diferenciale si dhe plan te menaxhimit
•    Njoftimi me përdorimin e teknologjive të reja mjekësore;
•    Aftësimi për përdorimin e teknologjisë së informacionit për nevoja mjekësore;
•    Arritja e kompetencave profesionale për përcjelljen e indikatorëve të shëndetit në kujdesin shëndetësor;
•    Zbatimi i parimeve, metodave dhe njohurive shkencore në  hulumtim.

Misioni dhe vizioni i programit janë në harmoni me misionin dhe objektivat Strategjike të Fakuletit të Mjekësisë;
•                    Kurrikula e Mjekësisë së përgjithshme është e krahasueshme me kurrikulat europiane, gjegjësisht me kompetencat evropiane te Edukimit Mjekësor ne Evropë: (Learning Outcomes/ Competences for Undergraduate Medical Education in Europe);
•                    Përkrahja e lidershipit të Fakultetit të Mjekësisë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në ofrimin e programeve në të gjitha nivelet;
•                    Stafi akademik profesional dhe efikas në ndërlidhjen e procesit mësimor dhe kërkimit shkencor;
•                    Hartimi dhe implementimi i rregulloreve dhe udhëzuesve bashkëkohor të nevojshëm për procesin mësimor dhe funksionimin e fakultetit në përgjithësi;
•                    Integrimi i njohurive teorike me angazhimin praktik të studentëve, për të menaxhuar në mënyrë profesionale pacientët;
•                    Metodat e  mësimdhënies me studentin në qendër;
•                    Përdorimi i plotë i kapaciteteve të objekteve të siguruara nga Universiteti i Prishtinës, Qendra Klinike Universitare Kosovës, Qendra Klinike Universitare e Stomatologjisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike-IKSHPK, Institutet Paraklinike, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Instituti i Mjekësisë Punës, Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare dhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.