Prof.Asoc.Dr.Armond  Daci

Prof.Asoc.Dr.Armond Daci

Koordinator për Shkencë

Nr.kontaktues:

+381(0)38

Prof.Asoc.Dr.Armond Daci  u lind në Prishtinë, më datën 18.11.1988. Shkollimin e fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin “Xhevdet Doda”. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë - Farmaci në Universitetin e Prishtinës në vitin 2012 me notën mesatare 9.83. Fillimisht ka qenë i angazhuar në procesin mësimorë (Farmakologji me Toksikologji, Farmakognozi), kurse nga viti 2015 është zgjedhur si Asistent i rregullt në Degën e Farmacisë, kurse nga viti 2018 është zgjedhur Profesor Asistent nga lëndët: Farmakologji, Monitorim Terapeutik, Farmakogjenetikë dhe Praktikë në Barnatore në Degën e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë – UP, ku është avancuar nga viti 2022 në thirrjen Profesor i Asocuar.  Ka realizuar kërkime shkencore në kuadër të Universitetit Mjekësorë të Vienës -Qendra për Fiziologji dhe Farmakologji - 2013, si dhe Universitetin e Milanos – Departamenti i Farmakologjisë dhe Shkenca Biomolekulare - 2015. Në vitin 2015 ka marrur çmimin Shkenctar i Vitit nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2016 ka përfunduar studimet e Doktoratës në programin Biomjekësi Eksperimentale nga fusha e Monitorimit Terapeutik, Farmakogjenetikës dhe Farmakokinetikë (Projekti Tempus KIKT në kuadër të partnerëve UP, Vienë, Edinburgh, Ghent University dhe MASHT). Është specialist nga Farmacia Klinike si dhe ka përfunduar poashtu edhe PhD në Departamentin e Farmakologjisë, Fakultetin e Farmacisë - Universiteti Publik i Stambollit nga fusha e Farmakologjisë Kardiovaskulare. Si dhe ka realizuar mobilitet kërkimor në kuadër të Post Doktoraturës në Departamentin e Farmakologjisë me Toksikologji në Universitetin Shtetëror të Michigan - SHBA (Bursist nga Programi Fulbright- Departamenti i Shtetit - SHBA). Fusha e interesit kërkimorë është Monitorimi Terapeutik, Farmakogjenetika dhe Farmakologjia Kardiovaskulare. Gjatë zhvillimit profesional ka marrur pjesë në simpoziume ndërkombëtare në vend dhe jashtë si prezantues aktiv. Është autor i rreth 25 publikimeve shkencore të indeksuara (Scopus dhe Web of Science) të cituara 390 herë, h-index 12, kryesisht si autor i parë dhe korrespondues. Është recenzent i rreth 83 punimeve në  27 revista shkencore të fushës dhe indeksuara në Web of Science. Ka marrur pjesë si bashkëpuntor shkencor në disa projekte shkencore të sponzorizuara nga MASHT, projekte ndërkombëtare të Erasmus plus, SIGMA. Ka punuar për një kohë edhe në Komisionin për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale (KVPPM) ku vazhdon punën edhe në Komisionin për Regjistrimin e Produkteve pa Paralele, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë- Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM). Ka qenë anëtar i Komisionit Rishqyrtues të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për Udhëzuesin Klinik “Menaxhimit dhe Trajtimit COVID-19”. Është anëtar i këshillit mësimorë shkencorë – Fakulteti i Mjekësisë – UP. Në dhe Koordinator për Shkencë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë si dhe koordinator i projektit të financuar nga Bashkimi Europian – "Nanoparticles in Environment and Medical Research" - EUROPEAID/173691/DD/ACT/XK (“Increasing Research Capacities in Kosovo”).